Tiranë, 25 prill 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se i ndaluari është Viktor Shkoza, i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale, trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i tij u bë paraditen e sotme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, nga Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit, ku u ndalua 23 vjeçari nga Lezha, Viktor Shkoza.
I riu ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë më 11 prill ka dërguar urdhërin e ekzekutimit të vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me të cilin është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim të narkotikeve kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.
Mësohet se gjatë ndalimit Viktor Shkoza mbante me vete një pistoletë tip makarov me krehër./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





