Transmetuar më 25-04-2014, 12:59

Tiranë, 25 prill 2014, NOA.al- Kreu i ALUIZNI, Artan Lame deklaroi se ligji për legalizimet i vitit 2006 i hartuar nga mazhoranca demokrate, bllokon disa ndërtesa në procesin e legalizimit.

Ai theksoi se në vitin 2013 bashkia hartoi plan rregullues, i cili parashikon që në të gjithë hapësirën e Tiranës ndërtesat mbi 5 kate në tokën e pronarit nuk do të legalizohen.

“Po ashtu Bashkia Kamëz e cila parashikon të bëhet New York me ndërtime të larta, me ligjin e vitit 2006 të gjithë ndërtimet me tokën e pronarëve ku ka ndërtime mbi 5 kate nuk legalizohen. Komuna Paskuqan gjithashtu me ndërtime të larta, përjashton nga legalizmi gjithë ndërtimet në tokën e pronarëve. Edhe legalizimet në këto zona janë bllokuar nga legjislaconi i krijuar prej tyre, me sebep se do të bëhen parqe në periferi”, u shpreh Lame.

Ai theksoi se mazhoranca aktuale e ka menduar zgjidhjen e këtij ngërçi, pasi në komisionet parlamentare është diskutuar projektligji për ndryshimin e ligjit për legalizmiet.

Në këtë linjë at tha se ndërsa Bashkia e Tiranës kërkon procesin e legalizimit duke thënë se është bllokuar, deputetët e PD, ishin ata që dolën kundër.

Po ashtu Lame deklaroi se duhet gjetur zgjidhja brenda llojit me kryetarin e PD, pasi njëra palë kërkon zgjidhjen dhe pala tjetër jo./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit