Transmetuar më 25-04-2014, 12:14

Tiranë, 25 prill 2014, NOA.al- Një gjimnaziste e shkollës së mesme “Aleks Buda” në Laprakë është hedhur nga kati i tretë i shkollës ku studionte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para mesditës së sotme ku vajza ka përfunduar në katin e dytë duke u hedhur nga kati i tretë i godinës.

Mësohet se vajza ka kërkuar leje për të dalë nga klasa, por përballë refuzimit të lejes, dyshohet se nxënësja me iniciale D.Elezi., të jetë hedhur nga kati i tretë.

Bazuar në dëshmitë e shokëve të saj thuhet se vazja kishte kërkuar leje pasi kishte një problem dhe në pamundësi ka menduar që të hidhet nga dritarja, duke thënë "Kam hallet e mia".

Fatmirësisht 17 vjeçarja ka mbijetuar duke përfunduar në tarracën e një strehe të katit të dytë, ndërsa u dërgua në spital me plagë të shumta në trup dhe kryesisht në gjymtyrë.

Sakaq prindërit e vajzës kanë mbërritur menjëherë pranë saj sapo kanë mësuar gjithë sa ka ndodhur, duke u shprehur të shokuar nga veprimi i saj.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në ambientet e shkollës dhe po punojnë për të zbuluar detajet e ndodhisë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit