Transmetuar më 25-04-2014, 12:05

Alexis Sanchez është kthyer në një objektiv real për merkaton e ardhshme të Juventusit, aq sa në mediat italiane po përflitet se do të jetë pikërisht sulmuesi kilian i Barcelonës objejktivi numër 1i bardhezinjëve për merkaton e verës.

Por pavarësisht këtyre zërave drejtori i përgjithshëm i torinezëve, Beppe Marotta edhe pse nuk përgjenjeshtron asgjë nuk dëshiron të flasë për emra konkretë.

“Ne nuk jemi mësuar të përgënjeshtrojmë, pasi që nga ky moment e deri në fund të merkatos do të përfliten shumë emra, megjithatë nuk më duket diçka e respektueshme të flas konkretisht për ta.

Sigurisht po flitet për një futbollist të rëndësishëm që u transferua nga Udineze te Barcelona për një vlerë shumë të lartë.

Sanchez ka shumë cilësi, gjithsesi ai është një futbollist i Barçës dhe nuk dua të shtoj asgjë tjetër në lidhje me këtë temë”.

Më tej Marotta u përqëndrua te loja që zhvillon Juventusi aktualisht.

“Loja që zhvillon skuadra nën drejtimin e Contes është jazhtëzakonisht sulmuese. Ne jemi një ekip i zgjuar dhe në disa raste tregohemi cinikë pasi kjo gjë është shumë e rëndësishme në futboll për të marrë rezultat”.

I pyetur për të ardhmen e Antonio Contes, Marotta tha.“Kemi folur shumë herë në lidhje me këtë temë. Momentalisht jemi të përqendruar që ta mbyllim sa më mirë sezonin pasi në lojë janë objektiva të rëndësishëm”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit