




Konfliktuale apo harmonike, me siguri që raporti me vjehrrën asnjëherë nuk është i kënaqshëm.
Statistikat e Istat në Itali, kanë renditur disa shkaqe kryesore që ndikojnë në prishjen e harmonisë në martesë, ku në 31% të rasteve kjo ndodh për shkak të nostalgjisë së jetës ndaj nënës dhe babait dhe në 27% në sajë të ndikimit të vjehrrit dhe vjehrrës te bashkëshortët.
Në këtë linjë thuhet se është e domosdoshme që të “pritet kërthiza” nga lidhja me familjen dhe të vendoset në mënyrë të pavarur nga prindërit, pasi nga fëmijë ata tashmë jeni kthyer në të rritur.
Ky moment mund të jetë delikat për tu pranuar nga prindërit, veçanërisht nga nëna, për të cilën fëmija edhe kur rritet mbetet sërish fëmijë.
Mirëpo është mirë që të flitet hapur me partnerin dhe të bashkëpunoni për të ndërtuar një strategji dhe rregulla të reja, për të ndërtuar familjen tuaj bazuar në disa rregulla.
Vjehrra dhe nusja ndodhen shpesh në një luftë të hapur, për të ndarë se kush është femra më e rëndësishme në jetën e mashkullit. Në këtë pikë është sjellja e mashkullit ajo që luan një rol themelor në ruajtjen e ekuilibrave familjarë, duke i ndarë rolet me diplomaci dhe qartësi. Në këtë mënyrë ai bën të qartë se tashmë vendimet i përkasin familjs së vogël dhe se nëna mund të japë mendimin e saj, duke u konsideruar si aleate dhe jo si personi kyç për vendimmarrjen.
Po ashtu edhe lidhur me edukimin e fëmijëve vjehrra nuk mund të imponohet, por në momente të caktuara duhet dëgjuar vetëm mendimi i saj, pa u zbatuar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





