
Shkup, 25 prill 2014, NOA.al- Partitë politike në Maqedoni janë në orët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare dhe balotazhin presidencial të së dielës.
Por pikërisht sot është dita e fundit e kësaj fushate ku sheshet dhe qendrat kryesore janë rezeruar nga partitë kryesore politike, të cilat do të kërkojnë votën për të fundit herë.
Takime elektorale janë parashikuar sot në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strumicë etj., ku BDI e Ali Ahmetit, PDSH e Menduh Thacit, VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit , RDK e Rufi Osmanit do të përmbyllin sot takimet elektorale.
Kjo pasi e shtuna është dita e heshtjes zgjedhore, ndërsa më tej më 27 prill, qytetarët maqedonas do t’iu drejtohen kutive të votimit.
Në zgjedhjet presidenciale janë në balotazh Presidenti në detyrë Gjorgje Ivanov, i cili po garon për një mandat të dytë, i cili ka fituar më shumë vota, por megjithatë do të shkojë në balotazh me Stevo Pendarovski të Lidhjes Social Demokrate./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





