Transmetuar më 25-04-2014, 08:28

Gjysmë të zhveshur para tavolinës dhe me një cigare në dorë. Kështu një fëmijë vetëm 2 vjeç është filmuar ndërsa i ati i mëson se si të pijë cigare.
Videoja tregon se si babai argëtohet me veprimet e të birit, ndërsa dëgjohen edhe të qeshurat e një gruaje, e cila mund të jetë e ëma, e cila është edhe autorja e filmimit.
Fëmija është shumë i vogël dhe mënyrja e pirjes së duhanit prej tij ka indinjuar mijëra njerëz në rrjetet sociale.
“Ky është abuzim me të miturit, hapi i radhës do të jetë mësimi i vodkës”, thuhet ndër komentet e shumta lidhur me këtë video./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





