Transmetuar më 25-04-2014, 01:47

Një automjet është përfshirë nga flakët pas mesnatës duke hyrë e premtja në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në periferi të kryeqytetit rreth orës 00.30, kur në rrethana ende të paqarta, një makinë tip Benz me targa ekzistuese TR, është përpirë nga zjarri i papritur.

Pronari i automjetit është 34 vjeçari U.D., punonjës i policisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë së Tiranës, me banim në kryeqytet.

Nga zjarri është dëmtuar automjeti kurse nuk ka dëme në njerëz. Makina të tjera në garazhin pranë të cilit ndodhej makina që u dogj, gjithashtu u rrezikuan nga flakët.

Banorët në zonën ku shpërtheu zjarri, shprehën në vendngjarje pasiguri. Ata thanë se zjarri ishte i qëllimshëm, një sinjal paralajmërues nga keqbërës, ndaj punonjësit të policisë.

Ndërkohë, policia thotë se po heton jo vetëm këtë pistë, por edhe atë të një zjarri aksidental. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit