Transmetuar më 24-04-2014, 22:00

Intuita e femrave është një dhunti që lind bashkë me to, pasi krijohet qysh në momentin që fëmija është ende një fetus.

Është ky rezultari i një studimi të zhvilluar nga Universiteti i Granada, Universiteti i Barcellona Pompeu Fabra në Spanjë dhe Middlesex University në Londër, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën shkencore “Psychoneuroendocrinology”.

Në këtë studim theksohet se femrat shpesh kanë disa veti më shumë për të kuptuar në ajër një situatë dhe për të bërë zgjedhjen e duhur, duke udhëhequr në mënyrën e duhur, në sajë të intuiutës së tyre.

Ekspertët analizuan intuitën e 600 personave nëpërmjet testeve teknologjike, ku rezultoi se femrat kishin më shumë intuitë krahasuar me meshkujt.

Po ashtu thuhet se intuita e tyre ishte në gjendje të tillë sa që kapërcente disa herë intuitën e mashkullit. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit