Transmetuar më 24-04-2014, 19:26

Mark Shand, vëllai i Camilla Parker Bowles, ka gjetur vdekjen si pasojë i një rrëzimi aksidental, i cili i shkaktoi dëmtim të rëndë në kokë me pasojë fundin fatal.

Mark është kunati i princit Charles të Anglisë, i cili në momentin e ngjarjes së rëndë ndodhej në New York për një ankand bamirësie, ndërsa thuhet se teksa po ndizte cigaren i rrëshkiti këmba dhe u përplas në tortuar.

Lajmi për humbjen e rëndë, u bë i ditur nga zëdhënësit e familjes mbretërore britanike, duke thënnë se, “Dukesha dhe princi i Uellsit si dhe gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes janë thellësisht të hidhëruar nga kjo humbje tragjike”.

Shand ishte shkrimtar librash për udhëtime dhe president i Elephant Family, një shoqatë për mbrojtjen e elefantëve. Ai ishte i martuar me aktoren Clio Goldsmith./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit