Transmetuar më 24-04-2014, 17:39

Durrës, 24 prill 2014, NOA.al- Një i ri nga Durrësi ka thyer derën e shtëpisë dhe xhamin e dritares, në gjendje të rëndë depresive.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë Noa.al, se 23 vjeçari Olvi T., ishte grindur me prindërit duke iu kërkuar lekë.

Por përballë refuzimit të këtyre të fundit për ti dhënë para, ai ka debatuar ashpër me fjalë, ndërsa më tej ka thyer xhamin e dritares dhe ka thyer derën e shtëpisë.

Në vijim në gjendje të rënduar psikologjike ai ka hequr rripin e pantallonave dhe ka tentuar të vetëvaret. Por njoftimi nga ana e familjarëve të tij i uniformave blu, ka mundësuar parandalimin e kësaj ngjarje.

I riu është marrë në pyetje nga ana e policisë, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një gjendje të rënduar depresive. Gjithsesi në ngarkim të tij për shkak të dëmtimit të banesës, materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Shkatërrim prone”./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit