Transmetuar më 24-04-2014, 16:23

Seksi, të bukura dhe… jo perfekte. Modelet tipike të projektuara në vizatimet e artistit Gil Elvgren të cilat u shndërruan ndër vite ikona bukurie për femrat, e kanë pasur në fakt frymëzimin nga modele origjinale.

Duke parë fotografitë e atyre viteve, të vajzave tërësisht të panjohura, u krijuan piktura me femra me forma perfekte, të admiruara për vite me radhë nga mijëra meshkuj, dhe të lakmuara nga shumë e shumë femra.

Por në epokën e tyre nuk kishte photoshop dhe siç mund ti shikoni edhe në fotografitë bashkëngjitur, ato duken më të mbushura, më natyrale, megjithëse me një sensualitet të lartë.

Mirëpo imazhet e tyre në vizatimet e Elvgren, duken më fine, më të imëta si dhe më të përpunuara nga sa janë në të vërtetë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit