Transmetuar më 24-04-2014, 16:06

Miranda Kerr duket më se origjinale sa herë që vjen rasti për të pozuar në plazh. Modelja australiane është fotografuar buzë detit e veshur me bikini ngjyrë ari fare të vogla, teksa ka pozuar për numrin e majit të revistës spanjolle “Elle”.

Me një brishtësi dhe pafajësi tejet natyrale, bukuroshja 31 vjeçare dukej tejet e ëmbël, ndërsa më së shumti spikaste trupi i saj.

Revista spanjolle i dedikon kopertinën ish-bashkëshortes së aktorit Orlando Bloom, duke shprehur vlerësime pafund për trupin dhe pamjen e saj.

Miranda duket me një trup super në formë dhe të tonifikuar, i cili u rikthye sërish në perfeksion vetëm pak ditë pas lindjes së djalit Flynn./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit