Transmetuar më 24-04-2014, 15:25



Një mesazh për ndihmë SOS, i shkruar me gërma tejet të mëdha në rërë. Tre meshkuj dhe dy femra arritën të shpëtoheshin në ujërat e Wigton Island, në Queensland, nga roja bregdetare australiane, e cila arriti që të lexojë kërkesën për ndihmë të tyre.
Grupi i personave të bllokuar në ishullin e shkretë ishin duke lundruar me një anije fare të vogël e cila mbeti e bllokuar mes shkëmbinjve dhe u dëmtua, çka bëri që këta të fundit të mbeten në det të hapur.
Për rrjedhojë që të pestë turistët mbetën të bllokuar për nëntë orë, deri në momentin që iu erdhi në ndihmë roja bregdetare, duke u nxjerrë sërish në breg./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





