Transmetuar më 24-04-2014, 14:43

Pasi doli hapur për prirjet e saj seksuale vetëm një vit më parë gjatë ceremonisë së Golden Globe, aktorja Jodie Foster duket se ndihet më e lirë.

Për 20 vite me radhë ajo ka qenë e fejuar në fshehtësi me producenten Cydney Bernard, ndërsa më tej Jodie u dashurua sërish, këtë herë me fotografen Alexandra Hedison, me të cilën është martuar.

Ishte zëdhënësja e Foster ajo që deklaroi se martesa mes tyre u mbajt në fshehtësi dhe nëpërmjet një ceremonie private, gjatë fundjavës së kaluar.

Mediat e njohin më së miri 44 vjeçaren Alexandra Hedison, pasi kjo e fundit ka qenë e fejuar me aktoren dhe prezantuesen Ellen DeGeneres, e njohur edhe më parë për prirjet lesbike.

Kështu Foster plotëson veten duke krijuar një familje së bashku me Aklexandra dhe dy fëmijët e ardhur në jetë në sajë të farëzimit artificial.

Charles Foster lindi më 20 gusht të vitit 1998 dhe Kit Foister në 29 shtator të vitit 2001./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit