Transmetuar më 24-04-2014, 14:27

Për t’iu siguruar një të ardhme më të mirë fëmijëve dhe për të paguar borxhin e marrë për blerjen e shtëpisë, një taksist kinez punoi për ditë të tëra pa asnjë orë pushim, duke gjetur vdekjen si pasojë e punës së tepërt.

Burri Wang Xianwu, 43 vjeç punonte prej 12 vitesh si taksist për Dongguan Tianlong Taxi Company, në qytetin e Dongguan, në privincën e Guangdong.

Ai u gjet i vdekur në apartamentin e tij të cilin e kishte marrë me qera. Një ditë para se të vdiste sipas regjistrave të shoqërisë ku punonte, thuhet se kishte qenë në timon për 24 orë.

Normalisht një taksi i jep asaj për 12 orë, duke u alternuar me një koleg tjetër, por për shkak të nevojës për para ai kishte vendosur që ti jepte taksisë për 24 orë, duke bërë një turn të plotë, ku merrte kohë vetëm për të ngrënë diçka dhe për të shkuar në tualet./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit