
Peshkopi,24 prill 2014, NOA.al- Operacioni i koduar ”GULINOVI”, ka bërë të mundur sekuestrimin e një arsenali armësh dhe municionesh luftarake në komunën Tomin, në Peshkopi.
Armët i janë sekuestruar shtetasit Shaban Murati 63 vjeç.
Sipas policisë ky shtetas kishte në posedim 3 pushkë model -63, një automatik model -56, një mitraloz (gulinov), një armë gjahu e llojit teke, një pistoletë TT, një minë antitank, 2 predha antitank, 20 granata luftarake, 2800 fishekë automatiku, 3 radio policie, 50 kapsolla detonatore.
Policia informon se materialet në ngarkim të shtetasit Shaban Murati do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe muncioneve luftarake”, ndërkohë i gjithë arsenali i armatimit do ti nënshtrohet egzaminimeve përkatëse në Institutin e Policisë Shkencore me qëllim verifikimin nëse këto armë janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





