Transmetuar më 24-04-2014, 08:36

Tiranë,24 prill 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 24 prill 2014.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “  Paditet gjyqtari. Gjin Gjoni fshehu 2 miliard euro pasuri.

-Urdhri për mësuesit. Të paraqiten faturat e paguar të dritave tek drejtori.

-Ministri Tahiri e Naço përplasen për masat e dënimit.

-Fullani: Politika e banka nuk ndikon tek kreditimi.

-Basha me sindikatat, protesta dhe revolta.

Gazeta Shqiptare” hapet me shkrimin, “  Fshehja e pasurisë. Padia: Gjyqtari xhiroi 2 mln euro. Lista e plotë. Prokuroria transaksionet e dyshimta të Gjin Gjonit.

-Akuza për trafik droge flluskë sapuni. Flet ish komandanti i Gjadrit.

-Zbardhet letra e Nishanit për Kodhelin. Pse e refuzoi Zaimin

-Majko pyeti në kuvend , ku i gjejnë paratë që shohin Bajernin. Taulant Balla ndjek Real-Bajern, foto në gazetën kryesore në Spanjë.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor,  “Legalizime, ALUIZNI, tapi për 300 pallate.

-Gjin Gjoni fshehu 3 miliardë leke pasuri.

-Zyrtaret e korruptuar, Llalla: Vjet asnjë denoncim.

-Ambasadoret, pro reformës territoriale.

Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “Llalla heshti për milionat e Gjonit.

-Prokuroria pajisje përgjimi me qera.

-Ambasadorët: OK me reformën territoriale

-Struktura e re hapen, konkurset për zjarrfikës.

-Shkodër, ekzekutim me snajper për gjakmarrje.

Gazeta “MAPO” çelet me shkrimin, “Ja kush rrezikon. Bllokim legalizimesh në Tiranë, 80 mijë ndërtime jashtë procesit.

-Padia e ILDKP: Gjykatësi Gjoni, 2 mln € pasuri të pajustifikuara.

-Kryeprokurori: Nuk kemi para, pajisjet e përgjimit i marrim me qira.

-Ndarja territoriale. OSBE: S’është mirë që një pjesë e politikës të ngelet jashtë reformës

Gazeta “Koha Jone”, hapet me shkrimin, “Intervistë ekskluzive për “Koha Jonë” e deputetit çam, ku sqaron situatën politike dhe problemet në koalicionin opozitar. Kërkohet kryetari i PDIU-së, Idrizi! Dashamir Tahiri bën thirrje për të gjetur kryetarin e partisë së tij.

-Hidhen në erë ndërtimet pa leje në ishujt e Ksamilit.

-ILDKP, kallëzim penal gjyqtarit. Gjin Gjoni: Kjo është farsë politike.

Gazeta “Shqiptarja.com”, ka si shkrim kryesor, “Kallëzimi nga ILDKP. Vila 1029m². Gjin Gjoni zbulohet “thesari” 2 milione euro. Botojmë listën e plotë e 18 lëvizje parash të dyshimta të gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij. “Pasuria është e gruas sime”. Misteri i katër kompanive dhe i huasë për një gjerman.

-Reforma territoriale. Nëse nuk miratohet në qershor shtyhet për në 2019.

-Artan Llame. Legalizimet e ndërtimeve mbi 5 kate janë bllokuar ”./e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit