
Shkodër, 23 Prill 2014 NOA.al – Një burrë u gjet me armë zjarri sonte në Shkodër, pas një kontrolli të planifikuar që bëri policia lokale.
Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër tha se u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit” i shtetasit Rrok Palushi, 48 vjeç, banues në Fshatin Stajka, Komuna Bushat Shkodër.
“Arrestimi u bë se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative është ushtruar kontroll në banesën e tij ku është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik Model 56 me një krehër pa fishekë”’, – i thanë agjencisë noa.al, burime zyrtare policore. /a.c/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





