Transmetuar më 23-04-2014, 21:05

Mallakastër, 23 prill 2014, NOA.al- Makina e kryetarit të komunës Fratar në Mallakastër është djegur.

Bëhet fjalë për makinën e kryekomunarit Astrit Sejdini, e cila është djegur në qendër të kësaj komune teksa ishte e parkuar, në vendin e njohur ndryshe si “Kryqëzimi”.

Mësohet se automjeti është djegur plotësisht por fatmirësisht nuk flitet për të dëmtuar.

Siç raporton Noa.al, makinës së kreut të komunës i është hedhur benzinë dhe më tej i është vënë zjarri.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa nga ana e policisë kanë nisur hetimet ku pista kryesore është për shkak të detyrës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit