

Policia angleze arrestoi nën akuzën e vrasjes një grua 42 vjeçare, e cila gjatë natës së kaluar vrau tre fëmijët e saj në shtëpinë e tyre në Londër.
Gruaja vrau dy fëmijët binjakë me moshë 3 vjeçare dhe një vajzë 4 vjeç, që të tre me aftësi të kufizuara për shkak të një sëmundje genetike.
Në momentin e ngjarjes së rëndë, babai i tyre ndodhej në Afrikën e Jugut për punë, i shoqëruar nga vajza e madhe 8 vjeç.
Tania Clarence, me profesion grafik dizajner përfundoi në spital me plagë të lehta dhe menjëherë pas kësaj u arrestua, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj.
Familja Clarence, me origjinë nga Afrika e Jugut ishte transferuar në një lagje të Londrës vetëm para një jave./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





