


E gjithë jeta e tij sillej përreth palestrës dhe mbrëmjeve të kaluara në diskotekë. Madje Jason Padgett kishte braktisur edhe universitetin dhe nuk kishte aspak ndërmend që të kthehej.
Mirëpo gjatë një sherri, ai pësoi një goditje me grusht në kokë, dhe një ditë pas kësaj e gjeti veten si një tjetër njeri.
Jason nisi të perceptojë gjëra që të tjerët as që i imagjinonin, shikonte spirale gjatë hedhjes së kafesë, teoremën e Pitagorës gjatë lëvizjes së gjetheve dhe u kthye në një gjeni të vërtetë të matematikës.
Shkencërisht ajo që i ka ndodhur atij njihet si tendosje e hemisferave të kokës. Ky fenomen është shumë i rrallë dhe ndodh zakonisht pas traumave të ndryshme.
I riu amerikan arrin tashmë që të bëjë llogaritje tejet të vështira, të kujtojë libra të tërë, madje tashmë u ka hyrë studimeve për matematikë dhe fizikë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





