Transmetuar më 23-04-2014, 19:11

U deklarua klinikisht e vdekur, por ajo u rikthye në jetë pas 7 minutash. Bëhet fjalë për një vogëlushe angleze 14 muajshe, Alexia Rose Crane, e cila për muaj me radhë luftoi me një sëmundje duke e mposhtur atë.

Vajza u shtrua në spital prej një problemi kardiak, prej të cilit nuk arrinte që të mbante asnjë lloj ushqimi apo lëngu, ku në një moment pësoi edhe infarkt, duke bërë që nga ana e mjekëve të deklarohet klinikisht e vdekur.

Për rrjedhojë mjekët ftuan prindërit që të përshëndeteshin me të për të fundit herë. Por kur nëna Melissa dhe i ati Jose u afruan për ta përshëndetur, vogëlushja u përmend.

Vajza vuan nga një sëmundje e cila nuk e lejon zemrën që të pompojë rregullisht gjakun. Aktualisht pas kurave të marra Alexia është mirë dhe me shëndet të  stabilizuar./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit