Transmetuar më 23-04-2014, 17:24

Këngëtarja Ledina Çela duket se është tejet e lumtur me familjen e saj dhe këtë gjë nuk ngurron që ta tregojë edhe për miqtë dhe dashamirësit e saj.

Ledina ka postuar në profilin e saj në Instagram një sërë fotografish të disa momenteve relaksi me të shoqin dhe djalin 3 vjeçar Erlis.

“Në parajsë” ishte njëri nga komentet e bëra në fotografinë ku shfaqet i shoqi Naim me djalin, teksa janë fotografuar me kurriz duke ecur në një park.

“My life” (Jeta ime), ishte një tjetër koment i saj në një tjetër fotofrafi të dy meshkujve më të rëndësishëm të jetës së saj.

Po ashtu ajo ka publikuar edhe një fotografi ku ka dalë e përqafuar me djalin, ashtu sikundër edhe një tjetër ku ka dalë e vetme nën rrezet e diellit.

Në këto fotografi Ledina duket tejet e lumtur dhe e relaksuar. Kujtojmë se së fundmi është përfolur se Çelo është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, falë postimit të një fotografie në Instagram ku shfaqeshin veshjet e një fëmije të sapolindur.

Këngëtarja prej vitesh jeton në Gjermani me bashkëshortin e saj Naim Kabashi, ish- sportist i kik boksit dhe me djalin 3 vjeçar Erlis./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit