Transmetuar më 23-04-2014, 16:36

Ajo quhet Gabriela dhe është sot 42 vjeçe. Ka 50 piercing në pjesë nga më të ndryshme të trupit dhe madje në thellësi, në disa raste…

Ai quhet Victor Peralta dhe është një vit më i madh, 43 vjeç.

Ajo që i bashkon është se edhe Victori ka mbi 50 piercing në tërë trupin, përfshirë kokën dhe zonën intime.

Por prej 18 vjetësh që jetojnë në martesë, i bashkojnë dhe tatuazhet që i kanë “pa doganë”.

Ai, në mbi 90 për qind të trupit, përfshirë fytyrën. Ajo, në mbi 65 për qind të trupit.

Fotot që ju sjell noa.al, tregojnë qartë si është katandisur ky çift që në rrjetet sociale amerikane është shpallur si Gabriela-Victor, çifti më i çuditshëm i botës. /a.c/noa.al/

Më shumë OMG!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit