Transmetuar më 23-04-2014, 15:47

Tiranë, 23 prill 2014, NOA.al- Zëvendësminsitri i Mbrojtjes Dritan Hila, ka reaguar ndaj gjobës së vendosur ndaj tij nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Në qëndrimin e tij zv.ministri Hila deklaron se e ka mësuar nëpërmjet medias gjobitjen me 50 mijë lekë nga ana e ILDKP-së.

Më tej ai sqaron se, “Saktësoj, se bëhet fjalë për vonesë në dorëzimin e deklarimit të pasurisë. Vonesa ka ardhur pasi ligji për të cilin ekziston ILDKP-ja, nuk hyn në ato ligje që kanë lidhje me detyrën time funksionale, të domosdoshme për t’u njohur. Megjithatë, sqaroj se si zëvëndësministër, e pranoj pagesën e gjobës për mosdijen time dhe shkeljen e afateve. Brenda dy ditëve do të depozitoj deklaratën pranë institucionit. Ndërkohë, ILDKP-ja shkel ligjin duke publikuar emrin tim. Këtë hap mund ta ndërmarrë vetëm nëse do të refuzoja deklarimin e pasurisë edhe pas njoftimit zyrtar të vënies së gjobës. Theksoj se ende nuk kam marrë asnjë njoftimin zyrtar.  Mesa duket, kohët e fundit, institucionit dhe drejtuesve të saj ju pëlqen prezenca mediatike. Ndërkohë, puna e tyre si institucion i pavarur është zbatimi i heshtur i ligjit. Do të ishte mirë të kuptonin se posti i tyre nuk është vendi nga ku jepen spektakle për orën e mbrëmjes”.

Në vijim Hila thekson se emri i tij nuk mund të bëhet as çimçakiz dhe as trampolinë për karrierën e kujt ka frikë të merret me abuzimet reale, duke shtuar se nuk mund ta lejoj, pasi është kapitali më i çmuar që ka, pavarësisht se nuk shkruhet në asnjë deklaratë pasurish.

Zv.ministri e mbyll reagimin e tij duke thënë se, “Ndaj për cenimin e nderit tim, ILDKP-ja do të përballet me mua në dyert e gjykatës”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit