Transmetuar më 23-04-2014, 14:39



Ajo është e angazhuar në prezantimin e reality show Big Brother, por pavarësisht kësaj dhe angazhimeve të tjera televizive prezantuesja Arbana Osmani, duket se gjen kohë për të kaluar disa ditë pushimesh.
Së fundmi ajo ka vizituar Parisin, të cilin e cilëson si qytetin që i ka rrëmbyer zemrën.
“This city has my heart”, shkruan Arbana në profilin e saj në Instagram, teksa shihet duke marrë rreze dielli e relaksuar.
Vlen të theksohet shkathtësia e Arbanës, e cila duket se u bën më së miri ballë angazhimeve të shumta, madje di të gjejë edhe kohën për tu argëtuar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





