Transmetuar më 23-04-2014, 13:56

Kosovë,23 prill 2014, NOA.al- Me 89 vota pro, 22 kundër dhe dy abstenime Kuvendi i Kosovës miratoi themelimin e Gjykatës speciale që do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së.

Të gjitha grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës u shprehën pro themelimit të Gjykatës speciale, me përjashtim të grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në fjalën e tij para Kuvendit, kryeministri Hashim Thaçi tha se kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës për themelimin e Gjykatës për krime lufte, është padrejtësia dhe fyerja më e madhe që i bëhet Kosovës. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit