
Tiranë,23 prill 2014, NOA.al- Produktet bujqësore të prodhuara në vend tashmë do të kenë një pikë grumbullimi, e cila do t’ju lehtësoje punën fermerëve shqiptarë. Marrëveshja për ngritjen e kësaj pike grumbullimi është nënshkruar sot nga Ministri i Bujqësisë, zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti dhe kreut të kompanisë kosovare Elkos, Ramiz Kelmendi.
Ministri informoi se pika e grumbullimit do të ngrihet në zonën e Unazës së Lushnjes dhe do të jete funksionale në muajin maj.
Ministri tha se, pikat e grumbullimit janë risia e skemave financiare mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2014, të shpallura një ditë më parë në Pallatin e Kongreseve para 3000 fermerëve.
Në këtë kuadër, Ministri Panariti vlerësoi ndihmën e investitorit kosovar Kelmendi në këtë sipërmarrje të fuqishme.
Pas takimit z. Panariti dhe z. Kelmendi folën për rëndësinë e madhe të kësaj pike gjigande grumbullimi, që synon të mos lejë asnjë produkt të fermerëve të hidhet kot, por të shitet i gjithi. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





