Transmetuar më 23-04-2014, 11:56
 

Tiranë,23 prill 2014, NOA.al-  Në kuadër të operacionin “Seriozi”, policia e Tiranës ka mundur të vërë në pranga 26 vjeçarin Bledi Athim Panajoti, banues në Tiranë me akuzën e vjedhjes.

Sipas policisë ky shtetas akuzohet për disa vjedhje, por  Komisariati i Policisë nr. 1 në bashkëpunim me komisariatet  nr. 2, nr. 3 dhe nr. 4 ka mundur të dokumentojë të paktën 15 vjedhje kryesisht celularësh.

Policia informon se 26 vjeçari ju vidhte me dhunë telefonat celularë kryesisht të miturve.

Pas arrestimit policia i ka sekuestruar këtij shtetasi në cilësinë e provave materiale një thikë të cilën ai e përdorte për të kryer këto vjedhje, si dhe disa aparate telefoni celular të dyshuar si të vjedhur.

Ky shtetas vepronte i vetëm, dhe pasi arrinte të kryente këto vjedhje me dhunë i shiste telefonat në vende të ndryshme. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit