Transmetuar më 23-04-2014, 09:56

Shkodër,23 prill 2014, NOA.al- Pas bllokimit nga dëbora të 11 turistëve francezë në Theth, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit  D. T., 43 vjeç, banues në Shkodër, Drejtor i N/Marrjes Rrugëve Rurale Shkodër.

Procedimi ndaj drejtorit të rrugëve ka nisur për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Sipas policisë, drejtori i Rrugëve Shkodër, "me veprimet dhe mos veprimet e tij nuk ka marrë masat e duhura në mirëmbajtjen dhe zhbllokimin nga dëbora të aksit rrugor Qafë – Thore – Theth, ku mbetën të bllokuar nga dëbora 11 shtetas francezë".  /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit