Transmetuar më 23-04-2014, 09:47

Tiranë,23 prill 2014, NOA.al- Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Arben Frokut, i cili akuzohet për vrasjen e ish-kryekomisarit  Dritan Lamajt.

Në seancën e sotme ka dëshmuar vëllai i Arben Frrokut, deputeti Mark Frroku.

Gjatë dëshmisë së tij, Mark Frroku tha se, “e kam njohur Dritan Lamajn si shef të komisariatit nr.6 në Tiranë”.

Ai deklaroi se policia ka shoqëruar me urdhër të komisarit, Arben Frrokun për në komisariat, ku e kanë mbajtur rreth 6 orë.

Ashtu si i vëllai edhe Mark Frroku nuk ka pranuar se familja e tij ka lidhje me këtë krim, ai tha se ditën e vrasjes ka qenë në Laç, duke parë ndeshjen Terbuni-Kamza dhe pas ndeshjes bashkë me të vëllain ka ardhur në Tiranë, pasi Arbeni do të nisej për në Greqi.

“Kur erdhi policia për të kërkuar Arbenin e kam marrë në telefon dhe i kam thënë se të kërkon policia. Arbeni më tha se ndodhej në Korçë”, u shpreh në dëshminë e tij Mark Frroku.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit