
Shkodër, 23 prill 2014, NOA.al- Një person ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me armë zjarri në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukatanë të komunës Gur i Zi në rrethin Shkodër, raporton noa.al, duke iu referuar burimeve policore.
Viktima është Kol Drini, 61 vjeç.
Nga hetimet e para mësohet se viktima është qëlluar me një armë që dyshohet të jetë snajper, nga një distancë të konsiderueshme.
Dyshimet janë se autori ka qenë në një makinë dhe nga rruga ka qëlluar me snajper në fushën me të mbjella ku gjendej viktima.
Të afërm të viktimës kanë një të kaluar të njohur për policinë e Shkodrës, ndaj dyshimet janë se krimi i sotëm ndodhi për hakmarrje.
Para disa vitesh vëllai i Kol Drinit, është përfshirë në një vrasje në komunën Gur i Zi, krim për të cilën ka vuajtur dënimin, ndërsa aktualisht mësohet se jeton në SHBA.
Më herët është vrarë djali i Kol Drinit, Astrit Drini. Policia tha atëherë se krimi kishte ndodhur për çështje pronësie. Autor i dyshuar i kësaj vrasjeje ishte identifikuar nga policia fqinji 29-vjeçar Fatjon Zyberi, duke e qëlluar disa herë me pistoletë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





