Transmetuar më 23-04-2014, 09:26

Vlorë, 23 prill 2014, NOA.al- Një person ka mbetur i plagosur rëndë për shkak të goditjeve me thikë që mori në qendër të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 19.30 në lagjen “Rilindja” të qytetit të Vlorës, informon noa.al.

41-vjeçari K.P., banues në qytetin e Vlorës, është plagosur rëndë pasi u qëllua me thikë, në rrethana që ende nuk qartësohen nga policia.

Në vendngjarje kanë shkuar forca policore. Nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, është bërë arrestimi në flagrancë për “Plagosje e rëndë me dashje”, të 30 vjeçarit Gentian Aliko Seraj, banues në lagjen “Rilindja”.

Policia thotë se Seraj është autor i plagosjes së rëndë me thikë të 42 vjeçarit që tashmë gjendet në spital.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit për motive të dobëta. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit