Transmetuar më 22-04-2014, 22:00

Flokët e drejtë pa përdorur tharëse apo piastër janë dëshira e shumë femrave, por duket se diçka e tillë mund të ndodhë falë një maske natyrale. Për përgatitjen e saj mjaftojnë dy kokra vezë dhe tre lugë kos.

Kosi është i njohur për vetitë ushqyese për flokun, ndërsa veza i bën flokët më të fortë dhe me më shumë shkëlqim falë vitaminës B që përmban.

Kjo maskë e përbërë nga kosi dhe vezët i bënë flokët tanë më të drejtë pa pasur nevojë për përdorimin e piastrës.

Dy kokrat e vezës duhen përzierë mirë me sasinë e kosit, deri sa të bëhet një masë kremoze dhe më tej duhet aplikuar në flokë, ku duhet mbajtur për 5 minuta. Më tej këshillohet që floku të lahet normalisht me ujë të bollshëm./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit