Transmetuar më 22-04-2014, 20:13

Dukesha e Cambridge Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj princi William, janë fotografuar përballë malit Uluru, në masivin shkëmbor të Australisë.

Ndërsa çifti mbretëror ndodhet në një vizitë zyrtare në Australi, këto imazhe të tyre duken identike si ato të princeshës Diana dhe princit Charles, të cilët janë fotografuar gjithashtu në të njëjtin vend.

Prindërit e William e realizuan këtë udhëtim në 21 mars të vitit 1983, por pas 30 vitesh bie në sy edhe ngjashmëria e çiftit të ri, i cili duket se ecën gjurmë më gjurmë si dy paraardhësit e tyre.

Ajo që bën diferencën duket se është gjuha e trupit, ku Charles dhe Diana shihen shumë në siklet dhe në distancë, ndërsa Kate dhe William shfaqen të buzëqeshur dhe në harmoni, tamam si një çift i vërtetë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit