Transmetuar më 22-04-2014, 17:09

Një çift i sapomartuar australian, James Weedon dhe Katie Hirth, ishin për muaj mjalti në Vietnam, në udhëtimin e tyre të parë pas martese.

Por teksa po lëviznin me motorr, sapo dolën nga hoteli ata u përplasën nga një kamion. Për rrjedhojë nusja e re 26 vjeçare gjeti vdekjen në moment, përpara syve të të shoqit.

Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë, por tashmë James është kthyer në vendin e aksidentit tragjik, së bashku me familjen për të kujtuar dashurinë e tij.

Një aksident absurd, sidomos bazuar në mesazhin që vetë ai u kishte shkruar prindërve ku thuhej, “Po dalim me motor, jemi të lumtur”.

Por shëtitja e tyre rezultoi fatale duke ndërprerë dashurinë në mes. Ata kishin planifikuar të udhëtonin drejt Kamboxha, Tajlandës dhe Singaporit, por gjithçka u përmbyll në Vietnam.

Në nder të Katie, James organizoi një mbledhje fondesh për shoqatën Geelong Animal Rescue, të cilën 26 vjeçarja e kishte përzemër./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit