Transmetuar më 22-04-2014, 10:22

Tiranë,22 prill 2014, NOA.al- Blutë e Tiranës kanë mundur të prangosin një 42 vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtarë për trafik të lëndëve narkotike.

Policia e kryeqytetit bën të ditur se dje rreth orës  20.30 nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u arrit kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar e Emiljan Sofo Burba, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi është bërë për llogari të policisë italiane, pasi  Gjykata e Apelit në Torino, në Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprën penale të "Trafikimit të drogës".

Pas kryerjes së procedurave ligjore, ky shtetas do të ekstradohet drejt Italisë. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit