
Tiranë, 22 prill 2014, NOA.al- Një argjendari në kryeqytet pranë Gjykatës së Tiranës ka rënë pre e grabitësve para pak minutash.
Grabitja dyshohet se është kryer nga dy persona, të cilët kanë qenë me skafandra motori.
Argjendaria është në pronësi të shtetasit Alfons Ç., i cili ndodhej në dyqan në momentin e grabitjes.
Pronari ka treguar se dy grabitësit hynë në dyqan nga hyrja e pallatit dhe e kanë kërcënuar me armë.
Paraprakisht dyshohet se vlera e sendeve të vjedhura në këtë argjendari arrin rreth 4 milionë lekë.
Pas informacionit të marrë policia ka mbërritur në vendngjarje.
Aktualisht ajo po punon për zbulimin e autorëve./k.k/e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





