Transmetuar më 22-04-2014, 09:54

Dy tërmete goditën Korçën dhe Elbasanin, i pari në orët e para duke hyrë dita e martë dhe tjetri, në mëngjes.

Instituti i Sizmologjisë, i tha agjencisë noa.al se epiqendra e tërmetit që ndodhi në orën 07.23 të mëngjesit të sotëm ishte shtatë kilometra në veriperëndim të qytetit Elbasan, me thellësi shtatë kilometra dhe magnitudë 2.5 ballë.

Kurse tërmeti tjetër ishte në orën 01.45, i lokalizuar direkt në Korçë, me thellësi pesë kilometra dhe magnitudë 3.1 ballë.

Më herët dje pak para mesnate, u shënuan edhe tre tërmete të tjera. Ato e kishin epiqendrën në Ulqin (Mali i Zi) dhe patën ndjeshmëri duke u ndjerë lëkundjet në Shqipëri, në rrethet Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, etj.

Tërmetet e lokalizuara në detin Adriatik pranë Ulqinit, ndodhën përkatësisht në orët 23.26, 23.30 dhe 23.37. I pari ishte 4.5 ballë, i dyti 3.6 dhe i treti, 2.8 ballë.

Në të tre rastet epiqendra e tërmetit ishte tetë kilometra në jugperëndim të Ulqinit dhe thellësia e tyre nga 16 deri 20 kilometra. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit