
“Shërbimet sekrete të NATO-s nuk kanë asnjë informacion që në ushtrinë shqiptare të jetë kryer trafik droge”. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e bëri këtë deklaratë mbrëmë në emisionin “Debati ne Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.
Zonja Kodheli mbështeti edhe një herë deklaratat e saj të deridjeshme se gjithçka që thotë opozita lidhur me të ashtuquajturin skandal në ushtri nuk është i vërtetë.
Porse, sipas Kodhelit, të gjithë këtë, eksponentë në PD e bëjnë për të çorientuar opinionin publik duke dashur të tërheqë vëmendjen nga aferat korruptive dhje abuzimet galopante që janë bërë në ushtri gjatë 8 viteve të qeverisjes së së kësaj force politike.
Kodheli deklaroi se vazhdojnë auditimet dhe investigimet në strukturat e ushtrisë. Ajo tha se numri i denoncimeve në prokurori për këto abuzime pritet të jetë edhe më i madh. /r.q/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





