
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori”, kur mjeti me targa EL 4366 C që drejtohej nga një vajzë, ka përfunduar në ambientet e brendshme të një dyqani.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje ka mbetur i plagosur një qytetar i cili u dergua ne spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, mësohet se drejtuesja e mjetit ka qenë duke parkuar para dyqanit kur gabimisht në vend të frenojë i ka dhënë gaz makinës çka ka bërë që mjeti të përfundonte në ambientet e brendshme të lokalit.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici, ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





