Transmetuar më 21-04-2014, 21:23

Fytyra e thatë është një shqetësim i vërtetë për shumë njerëz, për shkak të shqetësimit dhe ashpërsisë së saj.

Por asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë se kaq, një kurë natyrale për rigjallërimin e kësaj lëkure dhe rikthimin e butësisë së saj.

Nëse kremrat e ndryshëm për zbutjen e lëkurës kanë dështuar, trajtimi ideal është më se origjinal, bëhet fjalë për gjalpin e dhisë.

Veçanërisht nëse ai është i freskët vetitë janë edhe më të shumta. Me këtë gjalp lyejeni të gjithë fytyrën dhe ato zona ku lëkura paraqitet e thatë, duke e përhapur në mënyrë delikate.

Gjalpin në fytyrë mbajeni për 20 minuta dhe më tej shpëlajeni fytyrën mirë në mënyrë që të mos mbetet e vajisur. Këtë veprim përsëriteni një herë në javë dhe do të shikoni që lëkura juaj do të jetë shumë e shëndetshme dhe pa shenja thatësie./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit