Transmetuar më 21-04-2014, 20:51

Dibër, 21 prill 2014, NOA.al- Ndërhyrja e efektivëve të policisë së Dibrës dhe sinjalizimi i tyre nga ana e familjarëve të një burri, bëri të mundur që ti shpëtohej jeta një 40 vjeçari.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se mbrëmjen e sotme është dhënë informacioni në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Dibrës se në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë, shtetasi R.D., po kryente vetëvarje në banjën e shtëpisë.

Menjëherë strukturat e policisë kanë shkuar në adresën e dhënë nga telefonuesi dhe falë ndërhyrjes në kohë bënë të mundur shpëtimin e jetës së 40 vjeçarit.

Menjëherë pas kësaj 40 vjeçari u dërgua në spital, por nuk paraqet probleme për jetën. Ndërkohë nga ana e uniformave blu vijon puna për zbulimin e plotë të shkaqeve që e shtyn burrin drejt një akti të tillë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit