Transmetuar më 21-04-2014, 15:10

Duket se kirurgët estetikë të Koresë së Jugut janë më të zotët në botë. Pikërisht për aftësitë e tyre janë të shumta femrat japoneze dhe kineze të cilat drejtohen për në Seul për të bërë ndërhyrje në pamjet e tyre.

Por shpesh bëhet fjalë për shumë më shumë se një ndërhyrje e thjeshtë, pasi këto ndërhyrje ndryshojnë plotësisht pamjen e këtyre femrave, të cilat në momentin e kthimit për në vendet e tyre bllokohen në kufi, për shkak se nuk kanë pikë ngjashmërie me dokumentet e tyre të identifikimit.

Kështu për të shmangur këtë problem spitalet koreano-jugor kanë gjetur një zjidhje, duke dhënë një certifikatë me portretin e pacientit para dhe pas ndërhyrjes.

Nga autoritetet vendase theksohet se interesi për këto lloj ndërhyrjesh ka qenë tejet i lartë, ku brenda një viti numërohen mbi 25 mijë ndërhyrje të tilla./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit