Transmetuar më 21-04-2014, 14:36

E qetë dhe e buzëqeshur, me një shikim të vendosur dhe disi djallëzor. Kështu shfaqet mbretëresha e Anglisë Elisabetta, në portretin e saj të ri të prezantuar nga Buckingham Palace me rastin e ditëlindjes së 88-të të sovranes.

Kjo fotografi bardhë e zi u realizua nga fotografi David Bailey.

“Më kanë pëlqyer gjithmonë femrat e forta dhe ajo është një grua shumë e fortë”, deklaroi fotografi.

E lindur më 21 prill të vitit 1926, Elisabetta e II-të e feston ditëlindjen dy herë, herën e parë në ditën e lindjes nëpërmjet një ceremonie private dhe herën e dytë në një ceremoni publike në mes të muajit qershor, kur klima është më e favorshme, kur mbahet edhe parada ushtarake  “Trooping the color”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit