
Tiranë, 21 prill 2014, NOA.al- Të rënda dhe të papërgjegjshme i ka cilësuar kryetari i FRD, Bamir Topi, akuzat e opozitës ndaj Forcave të Armatosura se po bëjnë trafik droge.
Në një konferencë për shtyp, kreu i FRD ka qenë mjaft i ashpër ndaj deklaratave më të fundit të drejtuar ndaj Forcave të Armatosura.
Topi tha se Forcat e Armatosura janë krenaria kombëtare dhe duhet të respektohen.
Sipas tij këto akuza nga ana e opozitës bëhen vetëm për komoditetin e karriges.
Duke u ndalur tek zhvillimet politike, Topi u shpreh se ka ardhur koha që në Shqipëri të ketë një politikë të re, pasi gjatë këtyre 20 viteve vendi ynë ka kaluar në një situatë traumatike politike. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





