


Tiranë, 21 prill 2014, NOA.al- Tiranë, 21 prill 2014, NOA.al- Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço e konsideron tepër të rëndë deklaratën e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, se në sistemin gjyqësor ka individë të cilët nuk kanë aspak lidhje me profesionin dhe e nisin punën duke menduar zarfin.
Reagimi i Ministrit të Drejtësisë erdhi pas takimit me kryeprokurorin, Adriatik Llalla, ku prezantuan rekomandimet e Këshillit të Ministrave për prokurorinë.
Në fjalën e tij, ministri Naço u shpreh se këto rekomandime bëhen me qëllim që ti jepet një përgjigje e përbashkët krimit
“Qasja drejt standardeve evropiane është synimi ynë. Synojmë forcimin e autonomisë së prokurorisë në hetimin paraprak”,- tha ministri.
Sipas Naços prioritet kyç i qeverisë mbetet lufta ndaj korrupsionit.
“Lufta ndaj korrupsionit, prioritet kyç për qeverinë. Qeveria jonë është e angazhuar në goditjen e trafiqeve të ndaluara. Qeveria ka angazhuar të gjitha burimet kundër krimit”,- tha ai.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





