Transmetuar më 21-04-2014, 10:41

Tiranë, 21 prill 2014, NOA.al- 6 mijë studentë të Fakultetit të Mjekësisë kanë bojkotuar sot mësimin duke protestuar për mosdhënien e diplomave për ata që janë diplomuar, por edhe për mos ndarjen e bursave.
Studentët që po protestojnë tashmë para Universitetit të Mjekësisë, kanë bllokuar edhe një nga rrugët e QSUT-së
“Duam të rikthehemi në Universitetin e Tiranës, nuk kemi marrë diplomat. Të mos cenohet e drejta e votës", shprehen ata.
Mësohet se rreth orës 10.00 studentët do të protestojnë edhe para Ministrisë së Arsimit. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





