Transmetuar më 21-04-2014, 10:00

Tiranë, 21 prill 2014, NOA.al-  Nis  procedimi penal për shtetasin Kujtim.D, 19 vjeç, banues në Vau Dejës, Shkodër.

Policia informon se procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga shtetasi S.M, menaxher i një hoteli.

Ai pretendon se shtetasi i mësipërm pasi ka fjetur dhe konsumuar pije të ndryshme, është larguar nga ky hotel pa bërë pagesën që i detyrohej. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit